Boksieri Pacquiao prezanton kriptovalutën e tij ‘PAC’

Boksi

Boksieri Pacquiao prezanton kriptovalutën e tij ‘PAC’

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 17:15
Manny Pacquiao

Legjenda e boksit filipinas që është njëkohësisht edhe senator në vendin e tij, Manny Pacquiao tani hyn në një farë mënyrë në botën e biznesit. Kampioni i botës tashmë në moshën 40 vjeçare ka krijuar kriptovalutën e tij ‘PAK’ të cilën e prezantoi gjatë një koncerti në Manila.

Fillimisht kriptovaluta e Pacquiaos ‘PAK’ u krijua me idenë që të përdorej nga fansat e tij për të blerë aksesorë ekskluzivë të markës Pakiao, por duket se planet kanë ndryshuar dhe tani pretendohet për një përdorim më të gjerë të saj.

Kriptovaluata ‘PAK’ do të vendoset dhe shpërndahet në Bursën e Shkëmbimit Global të Kriptovalutës që është me bazë në Singapor dhe që është krijuar gjatë këtij viti. Mani Packiao konsiderohet si një hero kombëtar në Filipine pasi sukseset e tij e kanë bërë të njohur boksin e këtij vendi në arenën ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat