Hasani lëndohet - Bota Sot
Hasani lëndohet

Boksi

Hasani lëndohet

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 11:00
Hasani lëndohet

Njëri prej Kikboksierëve më të mirë shqiptar të të gjitha kohërave, Muharrem Hasani, i cili ka edhe shkollën e tij në Volketswil – “Muki Gym” ka qen i pafat javën e kaluar pasi në stërvitje është lënduar në këmbë dhe është dashur urgjentisht të bëj një kontrolle tek mjeku ku edhe i kanë preferuar që të qëndroj për disa ditë në spitalin e Cyrihut.

Këtë lajm, Hasani, e zbuloi për portalin e specializuar për sporte luftarake “ArenaRing”.

“Stërvitjet e mija gjithnjë janë të fuqishme dhe me intensitet mirëpo pas një pakujdesie timen erdha deri tek një lëndim në këmbë dhe u desh të paraqitem në kontroll ku edhe më preferuan që të qëndroj disa ditë.

Sipas mjekut asgjë nuk është serioze dhe së shpejto do të largohem i shëruar plotësisht”, deklaroi Hasani, duke shtuar se nuk do të lëshoj as ndeshjen e planifikuar në “Enfuzion” në Gjermani me nxënësin e tij Shkodran Veseli që do të zhvillohet më 7 shtator,  kurse kundërshtari i tij do jetë edhe një kampion bote, Regilio Van Dem Ent.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...