Tony Ferguson mesazh provokues Khabib dhe Dustin para duelit

Boksi

Tony Ferguson mesazh provokues Khabib dhe Dustin para duelit

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 15:45
Tony Ferguson

Presidenti i UFC-së, Dana White, deklaroi se Tony Ferguson do të duelojë për titullin kampion të peshës së lehtë me fituesin që do të dalë nga sfida mes Khabib Nurmagomedov (kampionit aktual) dhe Dustin Poirier (UFC-242).

Pas kësaj deklarate ka folur sot për mediat vetë Ferguson, që postoi një mesazh në faqen e tij zyrtare “Twitter” në lidhje më këtë shans që i jep UFC-ja.

“Khabib dhe Dustin shijojeni këtë duel, por lini pak edhe për mua. Unë pres një fitore me KO nga secili prej sportistëve, jo një duel që e vendosin gjyqtarët. Ndaj, mos më zhgënjeni. Njëri prej jush më pas do të përballet me mua. Koha po ju vjen për të dueluar me kampionin e vërtetë”, shkruan Tony Ferguson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat