Mitrovicasi Adrian Maliqi Raatz fiton me ndërprerje duelin me gjermanin Lary Burry - Bota Sot
Mitrovicasi Adrian Maliqi Raatz fiton me ndërprerje duelin me gjermanin Lary Burry

Boksi

Mitrovicasi Adrian Maliqi Raatz fiton me ndërprerje duelin me gjermanin Lary Burry

Nga: F.B Më: 9 shtator 2019 Në ora: 17:15
Adrian Maliqi Raatz

Boksieri shqiptar me prejardhje nga Mitrovica Adrian Maliqi Raatz që bënë gara në kategorinë e gjysmë të mesme në boksin profesionist, ka mundur me ndërprerje në raundin  e katërtë boksierin gjerman Lary Burry.

Ky duel është zhvilluar në kuadër natës së luftërave ku morën pjesë shumë boksier profesionist në CPI Boxing GYM në Ausburg të Gjermanisë.

Adrian Maliqi që shihet si boksier me të ardhme dhe që pret që në duelin tjetër të futet në kombinim për një nga titujt vakant në kategorinë gjysmë të mesme, ka qenë më superior në të gjithë duelin.

Ndërkohë që boksieri gjerman shumë herë gjatë rundeve ka qenë në vështirësi të madhe, ndërsa goditjet e Adrianit nuk ia doli të përballoj dhe dorëzoi duelin, duke vazhduar serinë e fitoreve të Adrianit.

Boksieri gjerman Burry deri tani kishte zhvilluar 8 duele në boksin profesionist, i nënti ishte dueli me Maliqin, prej të cilave ka shënuar 5 fitore, dy prej të cilave në nokaut, ndërkohë që kjo ishte humbja e 4, në dy prej tyre ka pësuar po ashtu me nokaut.

Ndërkohë mitrovicasi Adrian Maliqi me këtë duel shtoi numrin e meçeve në 16, prej të cilave ka shënuar 15 fitore,  7 fitore nokaut, katër me ndërprerje dhe ka vetëm një humbje dhe atë në duelin e parë, kur nisi rrugëtimin në boksin profesionist.

Ky duel është shumë i rëndësishëm për Adrian Maliqin, pasi sipas menaxherëve të tij ia hap rrugën për të sfiduar dhe luftuar për një nga brezat në kategorinë ku ai bokson.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...