Aziz Salihu: Kërkova një post në federatë, ata ja nisën me qesh me mua!

Boksi

Aziz Salihu: Kërkova një post në federatë, ata ja nisën me qesh me mua!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shtator 2019 Në ora: 16:50
Aziz Salihu: Kërkova një post në federatë, ata ja nisën me qesh me mua!

Aziz Salihu, legjenda e boksit dhe fituesi i medalje së bronztë olimpike në vitin 1984, njëherësh kryetar i KBO Prishtina, është i lumtur që ka Kosova një rini të shëndosh sportive si molla por është shumë i revoltuar që disa po i keqpërdorin ata.

“Jam shumë i kënaqur kur sportistët e Kosovës arrijnë aq shumë, jo që janë të mirë por janë edhe shumë trima. Sepse sporti e ka treguar veten sa e sa herë që është ambasadori më i mirë. Unë si sportist, mburrem se kush isha dhe kush jam e çfarë bëra në kohën time. I dinë të gjitha rezultatet e mija! Është marre me thënë se jam sportist i shekullit, ku më kanë shpallur sportistët e Kosovës dhe të shqiptarisë.

A është marre që sot me na udhëheq disa që deri dje kanë ecur me opinga, kanë bërë pare në mënyrë të pandershme dhe sot sportistët janë duke i keqpërdorur ata. Unë e di vet se si kam shkuar tri herë në olimpiadë, tri herë në Kampionatin Botëror, gjashtë herë në Kampionatin Evropian dhe pesë herë në kampionat ballkanik, dy herë në Lojërat Mesdhetare dhe 10 herë isha kampion në ish Jugosllavi, e sot sportistët kanë ardhur në vendin tim, që kam bë bum për shqiptari, sot gëzohem e tranohem unë me emrat e tyre, sepse falë tyre na njeh bota. Sot Aziz Salihu duhet me bërë çmos që t’i ndihmojë popullit dhe jo të bëhem kandidat për parti. Nuk jam kandidat në asnjë parti, unë po e shoh edhe vet se çka dhe kush po vjen. Gëzohem kur i shoh do deputet të rinj, të mirë, të vlefshëm, kurse unë nuk guxoj të jem në parti sepse me njohin të gjithë si sportist dhe do të mbetem sportist.

Ata që nuk e njohin një sportist për mua nuk janë njerëz të mirë dhe mi mbush zyret me familjarë, por duhet mi ofruar njerëz që kanë kontribuar e me vlera. Dikujt nga partitë do t’ia jap votën, parasegjithash do të kuvendojë më shumë sportistë se kujt po ia japin votën. Nëse vijnë sërish njerëzit e njëjtë që i kishim në Qeveri, kam frikë se krejt rinia do të ikë nga Kosova. Jam për rininë, rininë tonë që kam parë në diasporë duhet mi kthyer në vendin tonë, sidomos ata që vijnë tash në Qeveri të re, t’i sigurojnë një jetë e dinjitshme rinisë tonë.

Si sportist i shekullit, kërkoj që ata njerëz që janë të korruptuar e po  mashtrojnë, t’i burgosim. Kam shkuar në mbledhjen e bordit të Federatës Boksit të Kosovës, ku jemi në krizë, iu thash më lejoni mua që të bëhem drejtor federate edhe me kontribuar. Iu thash që kam pasaportë që kudo në botë shkojë pa pengesa, edhe mundem me bërë çmos, mi ndihmuar boksit. Me të vërtet janë të fundit si federatë nga aspekti i zhvillimit, për keqardhje është. Kur ua propozova idenë time, në bord janë nisen me qesh me mua dhe iu duket qesharake.

Aziz Salihu është mbret për ta dhe ata askushi për mu. Kur unë e lejova veten që t’i ndihmojë dhe ata janë nisen me qesh me mua, kjo nuk ka kuptim. Kohën e okupatorit i kam mbajtur me dhjetëra turne si Kosovë dhe i kam rezistuar Serbisë, kam duruar edhe dajakun e Serbisë. Jam pa banesë, fëmijët pa punë, jam i madh unë sa duroj.

Shqiptarët gjithmonë kanë qenë human. Le të dalin hapur dhe t’i tregojnë medaljet dhe çfarë medalje kanë, me trofe, me medalje e me diploma ku i morën dhe në çfarë gara, jo mi rrejt njerëzit. I lutem popullit, që e dua shumë, mos të gabojnë, ta votojnë atë që e meriton”, tha Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat