Joshua për herë të parë atë që përjetoi në meçin meksikanin Ruiz - Bota Sot
Joshua për herë të parë atë që përjetoi në meçin meksikanin Ruiz

Boksi

Joshua për herë të parë atë që përjetoi në meçin meksikanin Ruiz

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 22:25
Anthony Joshua

Anthony Joshua ka komentuar për herë të parë ‘të fshehurat’ nga meçi me Andy Ruiz JR. Joshua ishte mposhtur në ‘Madison Square Garden’ nga meksikani Ruiz, duke i humbur titujt e tij të kampionit.

Boksieri britanik ishte nokautuar katër herë brenda atij dueli, duke ngjallur edhe disa dyshime për paraqitjen e tij.

Së fundmi, trajneri i boksierit e ka pranuar se AJ kishte pësuar tronditje, e tash disa fjalë ka thënë edhe vet boksieri.

“E dija ku isha. Por, ata e quajnë këtë tronditje. Kështu e quajnë. Por, mendoj se është term i dobët” ka thënë Joshua.

“Duhet të jesh më i fortë se aq, duhet të luftosh edhe me tronditje, nëse mundesh. Goditja në kokë e bëri shumë të vështirë për mua. Nëse tronditja ishte, siç thonë ata, ajo erdhi nga ajo goditje” ka thënë tutje ai, duke iu referuar raundit të tretë.

Shumë kritika janë adresuar edhe për trajnerin e boksierit, duke aluduar se ky i fundit i rrezikoi jetën ish kampionit të boksit, Joshua.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...