Fury emocionon me deklaratë

Boksi

Fury emocionon me deklaratë

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 14:02
Fury emocionon me deklaratë

Tyson Fury ka arritur fitore të rëndësishme ndaj boksierit suedez Otto Wallin.

Boksieri britanik u desh të djersitej shumë për ta marrë këtë triumf, ndaj Wallin që e sulmonte vazhdimisht.

Fury mori fitoren vetëm me vendimin unanim të jurisë, 116:112, 117:111 dhe 118:110.

31-vjeçari pas triumfit në Las Vegas e vlerësoi lartë kundërshtarin e tij, suedezin Otto Wallin.

“Ai ishte gjithë zemër dhe vendosshmëri. Ishte një duel i madh”, deklaroi fillimisht Fury.

“Kur mora goditjen në sy thash nëse mund të vazhdoj do të vazhdoj. Wallin ishte i ashpër shumë. E godita disa herë në kokë dhe në trup, por ai vazhdonte të vinte në drejtim timin. Ai ishte i pamposhtur, por sot unë isha njeriu i duhur për ta mposhtur”, tha Fury.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat