Ruiz po mban dietë strikte për t’u rikthyer në formë për rimeçin ndaj Joshuas

Boksi

Ruiz po mban dietë strikte për t’u rikthyer në formë për rimeçin ndaj Joshuas

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 21:40
Andy Ruiz, Anthony Joshuan

Andy Ruiz e ka filluar një dietë strikte për t’u rikthyer në formë para rimeçit me Anthony Joshuan që zhvillohet më 7 dhjetor.

Kampioni i botës në peshat e rënda aktualisht peshon 120 kilogramë para ripërballjes me boksierin britanik, e që dëshiron të humbet në peshë.

Mirëpo, meksikano-amerikani dëshiron të humbet peshë sa më shpejtë që të jetë e mundur në mënyrë që ta mbrojë titullin e kampionit të botës në Arabinë Saudite.

“Ai është mbipeshë, por asgjë nuk mund të ndikojë në paraqitjen e tij dhe këtë e ka treguar edhe në të kaluarën”, thuhet në deklarimin e kompanisë që po përkujdeset që Ruiz të rikthehet n formë, Zo Meal Plans.

“Kujtojeni se ai është kampion i peshave të rënda dhe jo në atë të lehta. Ne po tentojmë që ai të ushqehet shëndetshëm. Më shumë frute dhe perime, por organizimi i tij i tretë mjaftë mirë. Ai është shumë serioz në dietën e tij”, kanë thënë nga kjo kompani.

Në anën tjetër, joshua është i bindur se mund t’i rikthej të tre titujt, WBA, WBO dhe IBF, sërish në brezin e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat