Gordin e pret duel i fuqishëm ndaj italianit

Boksi

Gordin e pret duel i fuqishëm ndaj italianit

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 15:05
Gordin e pret duel i fuqishëm ndaj italianit

Djaloshi shqiptar që po paraqitet rregullisht edhe në “Enfusion”, Fatmir Gordi, ndeshjen e radhës do ta ketë më 28 tetor në Itali, kurse kundërshtar I tij do jetë italiani, Christian Guiderdone, I cili njihet si një djalosh shumë I fuqishëm dhe I qëndryshëm. Mirëpo kjo aspak nuk e frikëson shqiptarin, përkundrazi ai thotë se kjo po e motivon që të ushtroj maksimalisht dhe të fitoj.

“Përgatitjet për këtë duel I kemi filluar disa muaj më parë dhe me trajnerët e mi po punojmë maksimalisht për të ngritur formën që të jem sa më i përgatitur për këtë duel. Kundërshtarin e njoh shumë mirë.

Ai ka eksperiencë dhe njihet si një djalosh shumë I fuqishëm. Mirëpo unë do të jap gjithçka që ta mposhti dhe në fund ti gëzohemi të gjithë kësaj fitore”, deklaroi Gordi për “ArenaRing”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat