Ky boksier kërcënon Furyn: Do ta ndaj në dysh

Boksi

Ky boksier kërcënon Furyn: Do ta ndaj në dysh

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 10:28
Ky boksier kërcënon Furyn: Do ta ndaj në dysh

Ylli në rritje i peshave të rënda në boks, Daniel Dubois, ka lëshuar disa mesazhe kërcënuese për Tyson Fury.

Pasi ka zbuluar pikat e dobëta të Fury, të paraqitura në meçin e fundit, Dubois ka thënë se do ta ndajë në dysh boksierin britanik.

22 vjeçari ka ndjekur meçin e britanikut në Las Vegas, meç gjatë të cilit ‘Gypsi King’ pësoi një të çarë që ia vështirësoi duelin.

Pas këtij dueli, Dubois beson se është i gatshëm ta demolojë britanikun me shumë eksperiencë, Fury.

“Nëse do të ndeshesha me Fury, nuk do të synoja vetëm syrin e djathtë, por do të fokusohesha në të gjitha dobësitë, do ta ndaja në dysh” ka thënë DDD.

“Ndeshja provoi se ai ka dobësi. Ka gjithmonë dobësi, në secilin trup” ka thënë tutje i riu britanik.

Dubois numëron 12 fitore në 12 paraqitje, prej të cilave 11 i ka me nokaut. Boksieri është shpallur kampion i Britanisë gjatë këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat