E jashtëzakonshme: Florian Marku triumfon në Londër

Boksi

E jashtëzakonshme: Florian Marku triumfon në Londër

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 23:38

(E plotësuar) - Boksieri shqiptar, Florian Marku ka fituar me vendim unanim të gjyqtarëve meçin ndaj çekut, Miroslav Serban, të zhvilluar të premten mbrëma në Londër.

Marku triumfoi pas gjashtë raundeve të zhvilluar në sallën “York Hall” të kryeqytetit britanik.

Kundërshtari i Markut, 28 vjeçari Serban, në karrierën e tij në boks ka realizuar deri tani 15 ndeshje – duke përfshirë edhe meçin ndaj Markut – nga të cilat ka arritur të fitojë 11. Kjo ishte humbja e katërt në karrierën e tij.

Image

Në anën tjetër, Florian Marku, ka realizuar vetëm 4 ndeshje në boks pas sukseseve të mëparshme në kickbox, në të cilat nuk njeh ende asnjë humbje.

Interesimi për këtë meç ka qenë mjaft i madh dhe shumë shqiptarë kanë qenë prezent në eventin “UltimateBoxxer” në Londër. Në mesin e përkrahësve shqiptarë prezent në arenë kanë qenë edhe dy futbollistët, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Këtu mund ta shikoni LIVE super-meçin: Florian Marku vs Miroslav Serban

Florian Marku pas pak do të ndeshjet me çekun Miroslav Serban, në meçin që do të zhvillohet në Londër.

Interesimi për këtë meç është mjaft i madh dhe shumë shqiptarë sot e kanë “vërshuar” kryeqytetin anglez.

Kundërshtarit i Markut është 28 vjeç dhe në karrierën e tij në boks ka realizuar deri tani 14 ndeshje, nga të cilat ka arritur të fitojë 11.

Image

Në anën tjetër, Florian Marku, ka realizuar vetëm 3 ndeshje në boks pas sukseseve të mëparshme në kickbox, në të cilat nuk njeh humbje.

Faqja zyrtare e boksierit shqiptar njofton se meçin mund ta përcillni në linkun e mëposhtëm:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat