Khabib: Jam 80% i sigurt, ja ku do të ndeshem herën tjetër

Boksi

Khabib: Jam 80% i sigurt, ja ku do të ndeshem herën tjetër

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 18:41
Khabin Nurmagomedov

Khabin Nurmagomedov pret që ndeshja e ardhshme e tij të zhvillohet në Rusi për të parën herë në karrierën e tij në UFC.Kampioni i peshës së lehtë ka mposhtur Dustin Poirier në UFC 242 në Abu Dabi dhe tani kërkon të ndeshet në vendlindjen e tij.

“Jemi duke negociuar me UFC. Dua që të ndeshem me çdo kusht në Rusi,” shprehet Khabib për Channel 1 të Rusisë. “Në St. Petersburg ka një arenë të mbyllur (Gazprom Arena). Në Moskë Luzhiki Stadium është i hapur...isha aty gjatë Kupës së Botës dhe në finale ra shi, në UFC të gjithë do të kishin ikur me vrap.

Në St. Petersburg stadiumi ka 75,000 vende, mund të ndeshem aty. Në një arenë të vogël nuk do të funksiononte. Jam 80% i sigurt se ndeshja ime e radhës do të jetë në Rusi,” shprehet Khabib.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat