Mehmet Bogujevci tregon një detaj të pathënë, se kush e udhëzoi për në Shqipëri pas rënies së komunizmit!

Boksi

Mehmet Bogujevci tregon një detaj të pathënë, se kush e udhëzoi për në Shqipëri pas rënies së komunizmit!

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 11:35
Mehmet Bogujevci tregon një detaj të pathënë, se kush e udhëzoi për në Shqipëri pas rënies së komunizmit!

Nënkampioni i botës në boks në vitin 1978, Mehmet Bogujevci, tregon një detaj shumë interesant të vitit 1991, se kush e kishte udhëzuar për në Shqipëri, pas pavarësimit të sportit të Kosovës nga ai ish jugosllav. 
“Me ftesë të ndjerit Pavle Tuti, president i parë i Federatës së Boksit Shqiptar, unë kam shkuar me 16 tetor të vitit 1991, ku është mbajtur ndeshja e parë zyrtare e boksit në Shqipëri.

Kam qenë mysafirë i ftuar së bashku me Lah Nimanin (tani i ndjerë), trajnerin e madh, i cili nuk ka mundur me ardhur, ndërsa unë shkova vetë. E kam informuar kryetarin e Sindikatave të Pavarura të Sportit të Republikës së Kosovës, Ali Latifin dhe me ka udhëzuar që të takohem me dikë të Komitetit Olimpik Shqiptar dhe në ministrin e sportit.

Për herë të parë u bë Qeveria demokratike pas rënies së komunizmit.   Kam pasur takim me kryetarin e KOSH-it (Komitetit Olimpik Shqiptar) dhe zëvendësministrin në qeverinë e parë demokratike, z. Agim Zeka dhe e kam dorëzuar shkresën letrën që më ka dhënë Ali Latifi. Ja kam shpjeguar situatën në Kosovë, për formimin e sportit të pavarur të Kosovës dhe nuk kemi asgjë të përbashkët me Jugosllavinë.  Pas dy ditëve e kemi lënë takimin, ku u takuam sërish me 17-19 tetor, me premtoi se çka munden me na ndihmuar në organizimin e sportit të garave.

Përgjigjen në letër ia kam dorëzuar Ali Latifit, për çka u bisedua atje.  Mos tregojnë pallavra, mos ta dezinformojnë opinionin, por të bazohemi në dokumente dhe fotografitë që ekzistojnë nga takimi i parë zyrtar në emër të sporteve të pavarura të Republikës së Kosovës dhe Komitetit Olimpik Shqiptar”, tregon Bogujevci.

Duhet theksuar se në vitin 1984 Mehmet Bogujevci kishte ndezur flakën olimpike (manifestimi qendror para Qendrës së Rinisë) në Prishtinë, siç thuhet kjo i jepet atëkohë sportistit më të mirë para se mu nis për Sarajevë.  

Tërë kohën kishte qëndruar ndezur flaka olimpike në Prishtinë derisa kanë përfunduar lojërat olimpike dimërore - Sarajeva 84’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat