Zbulohen detaje të reja për vdekjen e boksierit në Shkodër

Boksi

Zbulohen detaje të reja për vdekjen e boksierit në Shkodër

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 15:04
Boksieri bullgar me dokumente false të kushëririt të tij, humbi jetën në ring

Ngjarja e rëndë e 21 shtatorit, ku një boksier bullgar me dokumente false të kushëririt të tij, humbi jetën në ring, mori një vëmendje të madhe, teksa ndodhi në Pallatin e Sportit të Shkodrës.

Është trajneri i Vllaznisë dhe Kombëtares së boksit, Zef Gjoni, që në një prononcim për “Tv Rozafa”, tregon më tepër për këtë situatë. Gjoni ndër të tjera thotë se të dy boksierët ishin kushërinj, dhe kishin një ngjashmëri të madhe mes tyre, dhe kjo kishte bërë që organizatorët të mos e kuptonin se dokumetet ishin të tjera.

“Ne si Shkodër, si Vllazni kishim për detyrë të angazhoheshim për organizimin e pallatati të sportit, ringut dhe pjesët që i takojnë organizatorit. Ajo që ndodhi, ne na vjen shumë keq, por përgjegjësia kryesore i bie trajnerit të boksierit bullgar, 100%. Nuk ka ardhur boksieri që ka qenë në listë, që kemi parë edhe në Facebook, por ka qenë tjetër.

“Sipas informacioneve, ato më duket se kanë qenë kushërinj dhe të ngjashëm disi njëri me tjetrin. Kanë sakrifikuar për të ardhur për të marrë lekët, sepse ata që vijnë për t’u ndeshur paguhen. Edhe organizatorët i kanë pa licencën, pasaportën, dhe kanë qenë të ngjashëm”.

“Trajneri që e ka bërë këtë, ai ka bërë gabim. Unë nuk jam hetuesi për të folur për të, por po flas para juve gazetarëve. Ai ka pasur edhe një gabim, sepse në raundin e dytë, kur shkoi në pushim, nxori gjak nga goja, dhe aty trajneri duhej ta ndërpriste ndeshjen”.

“Por, kështu ishte e shkruar dhe kështu ndodhi. Ai nuk ka rënë në tokë nga goditja, por zemra e ka lënë më pas. Nuk ka pasur shanse për të shpëtuar. Ekspertiza e Shkodrës ka nxjerrë se nuk e kishte nga goditjet, por nga zemra. Ka vdekur në spital”.

“Në pallat iu bë një ndërhyrje e vogël, iu vu oksigjeni. Por, në spital duket se ka shkuar kot, sepse që aty e ka kryer punën e vet. Organizatorët nuk kanë pasur dijeni. Ai është paraqitur me pasaportën e atij tjetrit”.

“Ngjasonin komplet. Kur e merr përsipër trajneri, edhe organizatorët kanë vijuar punën e tyre. Diçka e tillë më ka ndodhur edhe në Greqi. Një maqedonas me një tjetër. Në raundin e dytë, ka ndodhur fiks si ky rast. Falë ndërhyrjeve, atje shpëtoi.” – deklaroi trajneri Zef Gjoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat