Latif Demolli i shqetësuar dhe habit me deklaratë për vdekjen e boksierit!

Boksi

Latif Demolli i shqetësuar dhe habit me deklaratë për vdekjen e boksierit!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shtator 2019 Në ora: 11:20
Latif Demolli i shqetësuar dhe habit me deklaratë për vdekjen e boksierit!

Gjyqtari ndërkombëtar i boksit, Latif Demolli, ndryshe zëdhënës e sekretar teknik i Federatës së Boksit të Kosovës, është i shqetësuar me rastin e vdekjes së boksierit bullgar që ndodhi me 21 shtator në spektaklin e boksit që u zhvillua në Shkodër, në palestrën e sportit “Qazim Dervishi”.

Image

E para, Demolli është i shqetësuar se si boksieri profesionist u lejua të boksojë me dokumente fals dhe si është futur ai në shtetin shqiptar, po ashtu si e ka lejuar një gjë të tillë Federata e Boksit Profesional të Bullgarisë.

Siç raportuan mediat e huaja, nuk ishte boksieri bullgar Jezus Velichkov por Boris Stancov. Stancov siç u vërtetua ishte me dokumentacion fals dhe ndërroi jetë në ring pas një arresti kardiak në raundin e katërt. Ajo që habiti të gjithë, se si ra ai në tokë pa u goditur fare nga boksieri shqiptar Ardit Murrja.

“Së pari duhet mu dënuar Federatën e Boksit Profesional të Bullgarisë, që ka lejuar boksierin që të shkoi me dokument fals, me licencë dhe me pasaportë fals. E dyta, i njëjti si ka mundur të hyjë në shtetin shqiptar me dokument fals, edhe këtu duhet kërkohet llogari.

E treta, duhet të merret në përgjegjësi edhe mjeku kujdestar i këtij spektaklit, për shkak se duhet ta dijmë a është kontrolluar detajisht ky boksier para këtij meçit dhe a ka qenë në gjendje të shëndosh apo ka pasur ndonjë shenjë sulmi të mëhershëm”, thotë Demolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Në këtë rast duhet dënuar edhe trajnerin bullgar se si ka lejuar që boksieri me dokumentacion fals të ketë me vete dhe për të garuar”, theksoi ai.  Demolli kujton se një rast i tillë ka ndodhur edhe para disa viteve kur një boksier maqedon ka ndërruar jetë në ring, por që ishte sanksionuar Federata maqedone. “I njëjti rast ka ndodhur vite me parë në Greqi, ku boksieri maqedon ka humb jetën në ring. Federata maqedonase ka qenë e ndëshkuar për disa vite financiarisht nga ana e ministrisë dhe të gjitha mjetet ishin shkuar për familjen e të ndjerit. Kështu gjyqi kishte vendosur dhe federata maqedone i ka vuajtur pasojat financiarisht, me vite nuk ka marrë asgjë nga ministria, si ndëshkim”, tregon Demolli. A ishte shkaku i ndonjë goditje që boksieri Stancov bie në tokë? “Jo, nuk është shkaku i goditjeve, sepse kësi raste kemi pasur edhe në futboll kur lojtari u rrëzua në fushën e blertë dhe ka vdekur. Janë raste që ndodhin kur pëson edhe sulm në zemër apo shkaku i ndonjë ngarkesës. Por rasti që ndodhi në Shkodër, është për shqetësim, sidomos kur raportohet se boksieri ishte me dokumente fals”, shprehet Demolli.  

Gjyqtari ndërkombëtar jep alarmin për të gjitha sportet, se duhet të kenë kujdes si gjatë kontrollimit të sportistëve dhe mos të lejojnë si rasti i fundit i boksierit bullgar.

“Ky rast që ka ndodhur është edhe një mësim i mirë për të gjitha sportet, që duhet të kenë kujdes, sidomos në garat e boksit profesionist, mos të lejojnë me dokumente false. Në garat amatore të boksit ndërkombëtar, kontrollimi është shumë më i madh si në dokumentacion, si në anën shtetërore dhe edhe në librezat e garuesve”, përfundoi Demolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat