Joshua me mesazh për Wilder e Fury-n

Boksi

Joshua me mesazh për Wilder e Fury-n

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 06:57
Anthony Joshua

Anthony Joshua ka nisur një mesazh drejt dy rivalëve kryesorë, Deontay Wilder e Tyson Fury.

Joshua do të ketë një test të madh para vetës gjatë muajit dhjetor, kur përballet në revanshin me Andy Ruiz JR, në synimin për t’i rikthyer titujt e kampionit.

Por, i bindur se do të triumfojë në këtë duel me meksikanin, Joshua po shikon përpara për duelet me Wilder dhe Fury.

“Po, 100%. Kjo është sikur të pyesni një skuadër futbolli nëse do të përballet me një skuadër tjetër” ka thënë AJ, i pyetur nëse do të përballet me Fury ose Wilder.

“Jemi në divizionin e njëjtë, në  epokën e njëjtë. Duhet të përballemi me njëri tjetrin” ka thënë tutje britaniku.

“Do të pëlqeja të përballem me Fury, do të pëlqeja të përballem me Wilder. Do të përballem me Ruiz, por lista vazhdon. Ka shumë boksierë me të cilët dua të përballem” ishin fjalët e Joshua.

Në rast se Joshua fiton revanshin kundër Ruiz dhe rikthen titujt, gjë për të cilën shihet favorit për ta bërë, ai do të ketë mundësi të përballet për unifikimin e titujve me Wilder, nëse ky i fundit mban titullin e WBC deri atëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat