Andy Ruiz JR në Lojërat Olimpike Tokyo 2020?

Boksi

Andy Ruiz JR në Lojërat Olimpike Tokyo 2020?

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 09:42
Andy Ruiz JR

Kampioni i boksit, Andy Ruiz JR, mund të jetë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike, Tokyo 2020.

Ruiz, i cili arriti të mposhte Anthony Joshua për të marrë titujt e kampionit për peshat e rënda në boks, ka pranuar një kërkesë që të përfaqësojë Meksikën në Olimpiadën 2020.

Meqë boksierët profesional tashmë kanë të drejtë të marrin pjesë në këto lojëra, Meksika ka synuar të shfrytëzoj rastin për të synuar një të artë me anë të Ruiz.

Megjithatë, boksieri nuk ka dhënë akoma asnjë përgjigje, duke thënë se ka nevojë që të pres akoma, derisa koha për Tokyo 2020 të afrohet, para se të marr vendimin.

Ruiz JR po punon maksimalisht për revanshin kundër Joshua, ku synon të mbrojë titujt e fituar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat