Cilat janë arsyet e largimit të Ramadan Selimit?

Boksi

Cilat janë arsyet e largimit të Ramadan Selimit?

Nga: K. Goca Më: 1 tetor 2019 Në ora: 16:41
Cilat janë arsyet e largimit të Ramadan Selimit?

Federata e Boksit e Kosovës mbetet pa kryetar! Kështu raportohet edhe nga brendapërbrenda komunitetit të boksit, ndërsa nga zyrtarët e Federatës së Boksit të Kosovës askush nuk jep ndonjë detaj dhe thonë se nuk janë në dijeni për largimin Ramadan Selimit.

Ai që nga viti 2002 është në krye të këtij institucioni!

Me gjithë përpjekjet tona që ta kontaktojmë Selimin është e pamundur deri me tash, që të paktën të jep një sqarim të arsyes së largimit të tij apo ende ai vazhdon të mbetet në këtë institucion!

Ose, mund të ketë ndonjë përplasje në lidhje me boksin, të gjitha priten të sqarohen nga vetë Selimi që njihet për korrektësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat