Boksieri mitrovicas Adrian Maliqi - Raatz përballet me hungarezin Janos Vass me 12 tetor në Nurnberg të Gjermanisë

Boksi

Boksieri mitrovicas Adrian Maliqi - Raatz përballet me hungarezin Janos Vass me 12 tetor në Nurnberg të Gjermanisë

Nga: F.B Më: 2 tetor 2019 Në ora: 09:28
Adrian Maliqi Raatz

Boksieri shqiptar me prejardhje nga Mitrovica Adrian Maliqi Raatz që bënë gara në kategorinë e gjysmë të mesme në boksin profesionist, pas fitores me ndërprerje në raundin  e katërtë boksierin gjerman Lary Burry, me 12 tetor do ketë përballjen e re, kundër boksierit hungarez Janos Vass.

Ky duel do të zhvillohet në kuadër natës së luftërave profesioniste që do të zhvillohen në Nurnberg të Gjermanisë.

Mitrovicasi Adrian Maliqi shihet si boksier me të ardhme dhe po fiton nga dueli në duel duke pritur rastin të futet në garë dhe kombinim për një nga titujt vakant në kategorinë gjysmë të mesme, ka qenë më superior në të gjithë duelin.

Kundërshtari i Maliqit, hungarezi Janos Vass është boksier 33 vjeçar me përvojë të madhe në boksin profesionist, ku ka të zhvilluar 43 duele prej të cilave ka 18 fitore ( ku 16 me nokaut), ka dy duele barazim dhe 23 humbje, prej të cilave 18 me nokaut.

Kjo statistikë e bënë rivalin e Adrian MAliqit shumë të papërshtatshëm dhe të rrezikshëm, por besojmë se boksieri mitrovicas do të ia dal të vazhdoj serinë e pakontestuar të 15 fitoreve radhazi në boksin profesionist.

Siç dihet boksieri mitrovicas Adrian Maliqi deri më tani ka zhvilluar 16 duele në boksin profesionist, prej të cilave ka shënuar 15 fitore,  7 fitore nokaut, katër me ndërprerje dhe ka vetëm një humbje dhe atë në duelin e parë, kur nisi rrugëtimin në boksin profesionist.

Ky duel është shumë i rëndësishëm për Adrian Maliqin, pasi sipas menaxherëve të tij ia hap rrugën për të sfiduar dhe luftuar për një nga brezat në kategorinë ku ai bokson.

Një tjetër risi është se Maliqi ka dy vite që është duke u stërvitur me legjendën mitrovicase të boksit Sefedin Braha, krahas trajnerit gjerman ku ka nis këtë sport në qytetin e Ausburgut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat