Si përfundoi Zvicër-Kosovë?

Boksi

Si përfundoi Zvicër-Kosovë?

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 13:37
Si përfundoi Zvicër-Kosovë?

Kombëtarja e Kosovës në boks e ka mundur Zvicrën në boks me rezultat 8:6 në miqësoren e zhviluar në Zvicër. 

Fitues dolen 64 kg Shpejtim Bajoku, 69kg Patriot Behrami,75kg Besart Pireva,75kg.Alban Beqiri.

Ndërsa 56 kg Leutrim Rexhepi, 60 kg Besfort Merlaku, 64 kg Erdonis Maliqi në duele të barabarta edhe pse pesuan humbje boksuan per mrekulli.

Shpëtim Bajoku, Patriot Behrami dhe Alban Beqiri munden boksierët më të mirë të kombetares së Zvicres dhe gjatë gjithë raundeve u duartrokiten dhe ngritën në këmbë shikuesit të pranishëm.

Meçi më i mirë i mbrëmjes ishte Patriot Behrami - Ilyas Ivgen dhe Alban Beqiri - Angel - Roque.

Drejtësinë ndau edhe gjyqtari ndërkombetar Latif Demolli.

Selektori Shefki Bogujevci dhe trajneret Kreshnik Shala e Besim Brahimi u ndanë te kenaqur me boksin që treguan boksieret tanë. Këto duele ishin të mirëseardhura për boksierët tanë para Kampionatit Ballkanik që mbahet nga 26 tetor - 02 nëntor në Turqi", thuhet nga Federata e Boksit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat