Gjocaj: Krenar me ndeshjen e Labinotit dhe Edmondit

Boksi

Gjocaj: Krenar me ndeshjen e Labinotit dhe Edmondit

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 13:26
Gjocaj: Krenar me ndeshjen e Labinotit dhe Edmondit

Gjatë fundjavës në Glattbrugg të Zvicrës u zhvillua një spektakël i vërtet i boksit ku u ndeshën kombëtarja e Kosovës dhe Zvicrës në boksin amator, kurse u zhvilluan edhe dy ndeshje profesionale ku Edmond Zefi mposhti Mirko Petroviq, kurse Labinot Xhoxhaj fitori Predrag Jevtiq (Serbi).

Menaxheri i palodhur shqiptar, Muharrem Gjocaj, falënderon të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e këtij projekti dhe u shpreh i kënaqur me fitoret e arritura.

“Ju jam mirënjohës te gjithë juve qe na mbështetet dhe na përkrahet financiarisht dhe moralisht,përkrahja juaj eshtë një shtytje dhe vullnet shumë i madh për gjithë këta talent te ri. Falënderoj edhe dy bashkpuntoret e mi te ngushtë Burim Hasaj dhe Ramadan Millakun ku po bëjnë një punë te palodhshme qe këta djem talent te kenë përkrahje dhe mbështetje profesioniste.

Dua të ceki se u zhvilluan 7 ndeshje amatore ndërmjet Kosovës e Zvicrës ku si rezultat Kosova avancoj me fitore 8-6. Gjithashtu ju njoftoj se Edmond Zefi një djal i talentuar që erdhi nga Çekia për te na treguar talentin dhe vullnetin e ti ndaj boksit. Edmondi boksoi në profesionist kundër serbit Mirko Petroviq ku për 4 runda na tregoj një meq te shkëlqyeshëm dhe një fitore te bindshme.

Ai po ec drejt hapave te një kampioni te ardhshëm.

Nga ana tjetër, Meçi kryesore i mbrëmjes ndërmjet Labinot Xhoxhaj dhe Predrag Jevtic, ku pas 8 rundave Labinoti triumfon me një fitore të bindshme dhe radhit fitoren e 13-të me radhë. Ai na beri të jemi krenar edhe kësaj radhe’ tha Gjocaj. Ndryshe, Matchmeker i ndeshjeve profesionale ka qen Avdyl Salihu nga “ArenaRing BoxPromotion".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat