Nura pret kampionët e boksit me kryetarin Salihu

Boksi

Nura pret kampionët e boksit me kryetarin Salihu

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 15:03
Nura pret kampionët e boksit me trajnerin Salihu

Zëvendës drejtori i Agjencionit për Rini dhe sport, Izmit Nura ka pritur sot në zyrën e tij boksierët e klubit të boksit “Çair “ të cilët në fundjavë arritën të fitojnë titullin – Kampion të Maqedonisë në konkurrencën ekipore. Kryetari dhe trajneri i klubit, Faton Salihu, u shpreh i nderuar nga kjo pritje dhe i falënderoi Izmit Nura për këtë ftesë.

“Zv drejtori i agjencionit për rini dhe sport, Izmit Nura sot bëri një pritje klubit tonë dhe na uroj për suksesin e klubit kampion ne ligen e pare të boksit ne Maqedoni.

Në emër timin dhe të klubit të boksit Çair e falënderoi zv. drejtorin, Izmit Nura, për përkrahjen dhe bashkëpunimin qe na jep në këtë institucionin që ai drejton”, tha Salihu, duke shtuar se suksesi është edhe si meritë e punës së palodhur të trajnerëve, andaj ai falënderoi stafin e tij teknik Skender Jahiu, Isamedin Abduli dhe Xhafer Muhaxheri.

Nga ana tjetër, Nura tha se urimi i veçanet shkon për trajnerët e klubit te boksit dhe kryetarit te klubit për punën e tyre te palodhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat