Latifi merr vendimin e madh!?

Boksi

Latifi merr vendimin e madh!?

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 17:45
Latifi merr vendimin e madh!?

Pas dy humbjesh radhazi në peshën “light heavyweight” (pesha 84-93 kg.), sportisti shqiptar i arteve marciale mikse, Ilir Latifi (garon për Suedinë) ka vendosur të kalojë në peshën e rëndë.

Ende nuk është dhënë njoftimi zyrtar, por duket se Latifi ka marrë vendimin, duke parë se e ka të pamundur të realizojë ëndrrën në peshën aktuale: Të shpallet kampion bote.Latifi është mundur në dy duelet e fundit, nga Corey Anderson dhe Volkan Oezdemir.

Kjo bën që shanset e tij për të luftuar për titullin në peshën “light heavyweight” ndaj kampionit Jon Jones janë minimale. Ndërsa në peshën e rëndë, momentalisht gjërat duken më të lehta.

Në peshën e rëndë kampion është Stipe Miocic, por konkurrentët “big” janë të paktë. Daniel Cormier do të tërhiqet vitin tjetër, ndërsa Cain Velasquez deklaroi se do të kalojë në WWE. Kjo do t’ia lehtësojë punën Latifit, që me një apo dy duele në Divizionin e ri mund të synojë duelin për titullin kampion bote.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat