Khabib Nurmagomedov, kampioni i botës në peshën e lehtë në UFC, ka një rekord prej 28 fitoresh e asnjë humbje në artet marciale mikse.
Duke parë këtë rezultat, ai mendon se duhet të konsiderohet si sportisti më i mirë në planet në klasikimin “pound for pound”.
Në një intervistë për “Arab News”, kampioni rus shprehet se fundi i karrierës për të është afër.
“Mendoj se në 2 apo 3 vjet do të tërhiqem. Nuk kam dëshirë të dueloj gjithë jetën time, pasi sa vjen e bëhet më e vështirë për mua”, tha Nurmagomedov.
Më tej, rusi shtoi: “Njoh shumë të rinj, të uritur për tore, që po vijnë në sportin tonë. Unë dua të mbetem i pamposhtur në karrierën e time. Kjo nuk është e pamundur edhe pse e vështirë. Në të gjitha sportet ka ndodhur që kampionët të humbasin një ditë.
Një sportist duhet ta kuptojë kur është koha për t’u ndalur. Për mua, besoj se ajo do të vijë pas 2 vitesh”, tha Nurmagomedov.
Duelin e radhës, kampioni rus pritet të zhvillojë ndaj Tony Ferguson, sfidë që do të zhvillohet vitin e ardhshëm.