Jo më trashaluq, ja ndryshimi i madh që ka pësuar kampioni i botës

Boksi

Jo më trashaluq, ja ndryshimi i madh që ka pësuar kampioni i botës

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 17:31
Andy Ruiz Jr

Kur duhen më pak se dy muaj nga revanshi i madh për titullin kampion në peshën e rëndë ndaj Anthony Joshua, boksieri meksikan Andy Ruiz Jr ka treguar ndryshimin e madh që ka pësuar në fizikun e tij. Ai nuk është më boksieri trashaluq që e kemi parë gjithnjë në ring, pasi meksikani ka hequr kilet e tepërta.

Ruiz, 33 fitore e 1 humbje në karrierë, kampion bote në peshën e rëndë, ka vendosur të ndryshojë pamje e strategji për revanshin. Në një postim në rrjetet sociale, meksikani duket shumë i dobët krahasuar me të shkuarën.

“Për Joshua ka respekt jashtë ringut, por kur jemi në duel nuk ka më miq. Nuk ka më respekt për askënd. Do të jem në këtë përballje në formën më të mirë të mundshme. I lehtë, i shpejtë dhe më shumë i fuqishëm. Do të fitoj sërish”, tha Ruiz, që ka fituar edhe përballjen e parë me Joshua, më 1 qershor, ku mori titujt kampionë.

Më 7 dhjetor, dy boksierët do të duelojnë në Abu Dhabi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat