Shqiptarët kudo me suksese të mëdha

Boksi

Shqiptarët kudo me suksese të mëdha

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 14:50
Shqiptarët kudo me suksese të mëdha

Në Gjermani u zhvillua kampionati botëror në federatën amatore WFMC. Në këtë eveniment u paraqiten edhe dy shqiptar dhe një gjermane që mbrojnë ngjyrat e klubit shqiptar “Bakis Fight Club” dhe po të njëjtit arritën rezultate madhore duke u bërë edhe kampiona bote.

Tek junioret me medalje ari u stolis, Musa Avdiu (K-1, - 45 kg junior), duke fituar kështu favoritin nga Holanda me 3:0. Mandej ishte i suksesshëm edhe ndaj kundërshtarit nga Polonia dhe në finale për 30 sekonda me KO mposhti sllovakun.

Poashtu edhe Endrina Mirena (Cadet, 60 kg) fitoi bindshëm kundërshtaret nga Holanda e Franca 3:0. Cekim se Endrina startoi edhe ne Kategorie “Formen Korean Hardstyle” ne një grup shumë te fort dhe fiton bindshëm.

Dhe e treta që fitoj arri ishte Nina Nasshoven ( 65k,g senior K-1). Ajo në gjysmëfinale fiton bindshëm kundërshtaren gjermane kurse në finale Holandezën.

Me suksesin e arritur kanë qenë të kënaqur shumë stafi teknik i klubit ku edhe premtuan se nuk do të ndalen këtu, pasi deri në fund të vitit e presin edhe disa aktivitete në vend dhe jashtë saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat