Wilder: Do ta nokautoja Tysonin në kohën e tij më të mirë

Boksi

Wilder: Do ta nokautoja Tysonin në kohën e tij më të mirë

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 21:54
Deontay Wilder

Deontay Wilder është shprehur i bindur se do të ishte fitues në një duel me Mike Tysonin e viteve 1986.

Kampioni i pamposhtur i WBC, Wilder, ka thënë se do të nokautonte pa problem Mike Tysonin, kur ky i fundit ishte në kohën e tij më të mirë.

“Unë kundër Tyson në vitin 86.. Do ta nokautoja atë djalosh” ka thënë fillimisht Wilder.

“Dëgjo, duhet të jemi të sinqertë. Edhe në kohën e vjetër ,edhe tani, unë jam numri 1” shtoi tutje amerikani.

Në vitin 1986, Tyson shpallej kampioni më i ri në historinë e peshave të rënda në boks, kur triumfonte ndaj Trevor Berbick, në moshën 20 vjeçare (4 muaj).

Me siguri se shumë njerëz nuk do të pajtohen me fjalët e Wilder, pasi Tyson shihet si një nga më të mirët në histori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat