Nokautohet keq rusi

Boksi

Nokautohet keq rusi

Më: 26 tetor 2019 Në ora: 18:41
Nokautohet keq rusi

Këta muajt e fundit nuk kanë qenë edhe aq të mirë për ‘Popeyen’ rus shkaku i bicepsit të tij të madh.

Kirill Tereshin që njihet tashmë me emrin e personazhit të animuar ‘Popeye’, ka injektuar në krahët e tij një vaj i njohur si synthol, pësoi një humbje shokuese në MMA.

Pas vetëm tre minutash, rusi ishte detyruar ta dorëzonte takimin, pasi kundërshtari e kishte ngulfatur.

Së fundmi, ‘Popeye’ është përfshirë edhe në garën e njohur tashmë të shuplakës, ku kundërshtari duhet të qëndrojë pa lëvizur derisa goditet.Por, Tereshin nuk arriti t’i bënte ballë kundërshtarit të tij, duke bërë që ta dorëzonte takimin me vetëm një të rënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat