Sherif Morina gati për sfidat e radhës

Boksi

Sherif Morina gati për sfidat e radhës

Më: 29 tetor 2019 Në ora: 16:12
Sherif Morina gati për sfidat e radhës

Sherif Morina gati për të fituar titullin botëror Vetëm edhe 10 ditë kanë mbetur kur boksieri i njohur shqiptar, Sherif Morina do të ngjitet në ring për tu ndeshur për titullin botëror “Global Boxing Council Ëorld Super Light Title”. Kundërshtar i tij është boksieri nga Tanzania e Afrikës, Habibu Pengo, i cili deri më tani ka zhvilluar 20 ndeshje, prej tyre 14 fitore.

“Përgatitjet kryesisht i kam zhvilluar në Gjermani dhe në Poloni ku kam punuar si në aspektin fizik por edhe shfrytëzimin e sparingjeve. Atje jam ndesh me kampionë polak por edhe Ukrainez që garojnë në amatorizëm, kurse në Gjermani po shfrytëzoj garuesit e një miku tim Bekim Hoxha nga Leverkuzeni dhe Denis Ilbay nga Kolni”, thotë Sherifi, duke shtuar se kundërshtarin e tij shumë pak e njeh.

“Kundërshtarin tim shumë pak e njoh, vetëm se e di që është një boksier i qëndrueshëm dhe me pak teknik. Synimi im gjithnjë është fitorja qoftë ajo me KO apo me pikë. Zakonisht KO vjen vet, boksieri e sheh momentin edhe e përfundon me një goditje fatale. Andaj afrikani mendoj se do të humbet afër meje”, shprehet optimist kosovari i cili jeton dhe vepron në Gjermani. Ndryshe, ai në vazhdim ka falënderuar dy persona që i kanë ndejt besnik gjatë gjithë karrierës.

“Mbështetje nga sponsorët kam nga një mik i imi i cili jeton afër meje në Gjermani (AM security - Afrim Morina) dhe një gjerman shok i imi ga Bayerni (TEPO Gebwudedienste GmbH). Këta djelmosha më mbështesin nga fillimi i karrierës dhe shpresoj se gjithmonë do i kem afër, andaj edhe po i falënderoi publikisht”.

Në fund nëpërmjet “ArenaRing”, Morina kërkon edhe mbështetje dhe i fton të gjithë fansat që dëshirojnë ta shikojnë dhe të përkrahin të blejnë nga tani tiketat sepse të njëjtat janë të limituara. “Tiketat janë onlinë në faqet e mija dhe në dinslaken & Duisburg andaj ju lutemi çdo tiket e blerë do ishte mbështetje për mu dhe sukseset e mija”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat