Zymberi tregon për problemin me laptopin dhe cili ka dhënë dorëheqje  

Boksi

Zymberi tregon për problemin me laptopin dhe cili ka dhënë dorëheqje  

Nga: K. Goca Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 12:11
Zymberi tregon për problemin me laptopin dhe cili ka dhënë dorëheqje  

Kryetari Shoqatës së Trajnerëve të Boksit të Kosovës, Musli Zymberi, iu kërkon falje për vonesë trajnerëve, por tregon edhe disa gjëra më shumë rëndësi.

“Të nderuar dhe të respektuar kolegë, fillimisht ju kërkoj ndjesë (falje) që me shumë vonesë po shkruaj në faqen e trajnerëve. Arsyeja pse nuk kam shkru është se laptopin që e kam pas nuk ka qenë funksional. Tash e tutje do t`ju njoftoj për çdo gjë që ka të bëjë me boksin e Kosovës.

Një njoftim që dua ta bëjë, është dorëheqja e kryetarit të FBOXK, z. Ramadan Selimi. Zgjedhjet duhet të mbahen më së voni deri në javën e tretë (muaj janar) të vitit 2020, pra, të interesuarit kanë mundësi të përgatiten, të lobojnë deri në afatin e zgjedhjeve.

Tash e tutje për çdo mbledhje të bordit do t`ju njoftoj, ku pres pyetjet tuja, sugjerimet, kërkesat, kritikat, nëse meritoj edhe lavdëratat tuaja”, shkruan Zymberi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat