Oleksandr Usyk thyen heshtjen – flet për duelin e mundshëm me Chisora

Boksi

Oleksandr Usyk thyen heshtjen – flet për duelin e mundshëm me Chisora

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 19:07
Oleksandr Usyk

Oleksandr Usyk është i hapur për një duel me Derek Chisora.

Usyk duket se nuk do të presë luftën për titullin e kampionit, pasi planifikon që të përballet me Chisora, paraprakisht.

‘Sky Sports’ raporton se për herë të parë skuadra e Usyk ka shprehur vullnetin për të dueluar me Derek Chisora.

Ukrainasi është mandatori i WBO për sfiduesin e titullit, i cili do të mësohet se kujt i takon pas revanshit Joshua – Ruiz.

Menaxheri i Usyk ka thënë se boksieri i tij është i gatshëm të duelojë me Chisora, edhe nëse nuk ka rrip kampioni në lojë.

Mbetet të shihet nëse do të caktohet ndonjë duel mes dy gjigantëve të kategorive të rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat