Nurmagomedov mposhtet në raundin e parë, ja reagimi epik i McGregor

Boksi

Nurmagomedov mposhtet në raundin e parë, ja reagimi epik i McGregor

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 22:28
Abubakar Nurmagomedov

Një nga luftëtarët më të ndjekur të Rusisë është mposhtur në mënyrë të befasishme në UFC Moscow, diçka që ka tërhequr vëmendjen edhe të Conor McGregor.

Abubakar Nurmagomedov, kushëriri i kampionit të peshës së lehtë Khabib, është mposhtur nga David Zawada në debutimin e tij në UFC. Zawada ka treguar aftësi të mrekullueshme në kafaz, duke mposhtur rusin me submission.

Mcgregor, i cili njihet për rivalitetin e madh me Khabib, nuk ka nguruar të tallet me humbjen e kushëririt të tij, i cili e ka sulmuar gjatë rrëmujës së madhe që është shkaktuar gjatë ndeshjes së tetorit të kaluar.

“Ai humbi duke trokitur në ballin e kundërshtarit, nëse arrin ta prekësh ballin, përse nuk e godet. Një humbës që ka për të mbetur gjithmonë i tillë,” ishte një nga komentet e irlandezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat