Mitrovicasi Adrian Maliqi Raatz do të luftoj kundër serbit Miodrag Sllavisha për titullin kampion Interkontinental të Gjermanisë GBA

Boksi

Mitrovicasi Adrian Maliqi Raatz do të luftoj kundër serbit Miodrag Sllavisha për titullin kampion Interkontinental të Gjermanisë GBA

Nga: F.B Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 19:25
Adrian Maliqi Raatz dhe Miodrag Sllavisha

Boksieri mitrovicas Adrian Maliqi Raatz pas 16 fitoreve radhazi nw 17 duelet e tij në boksin profesionist, do të luftojë për brezin e titullit kampion Interkontinental të Gjermanisw GBA (German Boxing Association) me 7 dhjetor.

Ka kohe që boksieri mitrovicasi që po stërvitet nga trajneri i mirënjohur po ashtu mitrovicas Sefedin Braha, ka pritu rastin që të luftojë për ndonjë titull kampioni, andaj kësaj radhe ai ka mundësinë që në rast fitore me serbin nga Bosnja Miodrag Sllavisha të bëhet kampion interkontinental i Gjermanisë.

Adrian Maliqi Raatz është boksier i kategorisë 76,2 kg super mesme dhe ndonëse vetëm 24 vjeçar është marr aktivisht me disa sporte, në periudhën e deritashme, me futboll, gjyqtar futbolli, kikboks dhe tash e disa vite me boksin profesionist.

Të gjithë këtë bagazh në sport ai e ka fal mbështetjes së pa rezervë të familjes së tij dhe konkretisht prindit Nexhat Maliqi, një mitrovicas i lindur në Zhabar të Mitrovicës, që jeton edhe punon tash e disa dekada në Ausburg të Gjermanisë.

Përveç marrjes aktive me sport familja Maliqi dhe konkretisht Nexhati dhe i biri Adriani, njihen nga shumica e klubeve të boksit në vendin tonë pasi kanë ndihmuar pothuajse shumicën e tyre me pajisje të ndryshme përfshirë litarët, dorezat dhe thasët.

Adriani po ashtu ësht i lidhur dhe kontakt të vazhdueshëm edhe me Federatën e Boksit dhe drejtuesit e saj, ndërkohë që tashmë e ka bërë traditë që para secilit duel të tij, një pjesë stërvitjeve edhe përgatitjeve ta bëjë në vendlindje, ku motivohet për secilin duel.

Dueli për titullin kampion Interkontinantal të Gjermanisë GBA (German Boxing Association), do të mbahet në kuadër të natës së yjeve të boksit CPI, që do të mbahet me 7 dhjetor në qytetin gjerman Donauworth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat