Gjyqtarët e Kosovës në kamion të lopëve!

Boksi

Gjyqtarët e Kosovës në kamion të lopëve!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 13:22
Një duel gjatë kohës së okupimit i mbajtur në Mitrovicë. Dueli në mes Nazif Hasani dhe një bokser nga Gjakova. Gjyqtar Rrustem Konjuhi.

Vitet e 90-ta sa ishin të rrënqethëse aq edhe të krenarisë për të gjithë ata që u përfshin në mbajtjen gjallë të sportit të Kosovës dhe çdo sferë tjetër, duke i rezistuar pushtuesit serb.

Gjyqtari i mirënjohur i boksit, Rrustem Konjuhi nga Fushë Kosova, tregon një rast interesant të vitit 1992-1993, se si e kaluan një punkt në Gërlicë të Ferizajt për të shkuar në fshatin Komogllavë ku mbahej Kampionati i Kosovës.

“Ne disa gjyqtarë dhe boksierë, hipëm në kamionin aty ku barteshin lopët dhe u fshehën në një formë, për të kaluar punktin famëkeq të milicisë serbe dhe ai dolën.

Ky ishte një rast që nuk harrohen se si rrezikuam për të shkuar në një kampionat”, tha Konjuhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat