E konfirmon Mayweather, ja kur do të rikthehet nga pensionimi

Boksi

E konfirmon Mayweather, ja kur do të rikthehet nga pensionimi

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 09:36
Floyd Mayweather

Floyd Mayweather ka konfirmuar se do të dalë nga pensioni në vitin 2020 dhe do të kthehet në aksion, por mund të jetë brenda oktagonit në vend të ringut.

Ish-kampioni pesëfisht botëror u pensionua pasi ka mposhtur Conor McGregor në gusht 2017, për të marrë rekordin e tij në 50-0.

Këtë mëngjes, ai publikoi një fotografi në Instagram duke e konfirmuar rikthimin në aksion.

Image

Mayweather u paraqit prapë mbrëmë me një foto bashkë me presidentin e UFC-së, Dana White, por se a do të “fillojë” karrierën në UFC mbetet të shihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat