“Mos u dëmto ndaj një plakushi idiot, më duhesh për 22 shkurtin”

Boksi

“Mos u dëmto ndaj një plakushi idiot, më duhesh për 22 shkurtin”

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 14:12
Tyson Fury, Deontay Wilder

Boksieri britanik Tyson Fury, ish-kampioni i botës në peshën e rëndë në boks, i ka dërguar sot Deontay Wilder një mesazh në prag të sfidës që kampioni aktual i këtij Divizioni do të zhvillojë ndaj kubanezit Luis Ortiz. Kjo përballje do të zhvillohet në Las Vegas më 23 nëntor, një revansh për Ortiz pas humbjes së një viti më parë.

Fury e ka konsideruar kubanezin një “plakush”, ndaj i thotë Wilder që të mos dëmtohet nga kjo sfidë. Britaniku ka deklaruar disa herë kohët e fundit se ka rënë dakord me Wilder që të duelojnë mes tyre më 22 shkurt.

“Mos u dëmto para sfidës sonë të dytë, në këtë përballje që ke me një idiot, me një plakush. Mbaro punë me atë dhe eja të përballesh me mua”, u shpreh Tyson Fury, që gjithashtu vijon përgatitjet për këtë duel të dytë me Wilder.

“Më 22 në Las Vegas, po vij për t’y vogëlush. Po stërvitem fort edhe gjatë Krishtlindjeve, pa marrë asnjë ditë pushim. Mos harro datën, 22 shkurt 2020, në Las Vegas”, shkruan Fury. sfida e parë mes Fury dhe Wilder, zhvilluar një vit më parë në Nju Jork, u mbyll në barazim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat