Deontay Wilder mposht Luis Ortiz me KO, mbetet kampioni i WBC, vazhdon rekordin pa humbje

Boksi

Deontay Wilder mposht Luis Ortiz me KO, mbetet kampioni i WBC, vazhdon rekordin pa humbje

Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 08:02
Foto nga ndeshja

Deontay Wilder vazhdon të mbetet i pamposhtur në karrierën e tij fantastike.

Ylli amerikan i boksit ka mbrojtur me sukses titullin e tij të kampionit në WBC, në peshat e rënda, duke fituar me nokaut ndaj Luis Ortiz, shkruan lajmi.net.

Mjaftuan shtatë raunde që Wilder të lansonte një të djathtë të papërballueshme për kundërshtarin e tij dhe ta shtrinte në tapet.

Me këtë fitore, ‘Bronze Bomber’ mbetet kampioni i WBC, dhe tashmë pritet të përballet me Tyson Fury.

Deontay Wilder tashmë numëron një rekord prej 42 fitoreve, 1 barazimi dhe 0 humbjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat