Wilder fiton miliona nga lufta me Ortizin

Boksi

Wilder fiton miliona nga lufta me Ortizin

Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 12:58
Wilder fiton miliona nga lufta me Ortizin

Deontay Wilder i ka fituar rreth 20 milionë dollarë nga lufta në ring me Luis Ortiz mëngjesin e sotëm, pothuajse trefish më shumë se kubani.

Wilder e mbrojti titullin e botës në kategorinë e rëndë të boksit në divizionin WBC, për herë të 10-të në karrierë, pasi e rrahu Ortizin me nokaut të dielën në mëngjes në Las Vegas.

Boksieri amerikan rrezikoi ta humbasë titullin pas plot pesë vjetëve, sepse u dominua nga Ortiz për gjashtë runde të plota.

Megjithatë, 34-vjeçari i dha një goditje brutale me të djathtën e tij fuqishme Ortizit, duke e rrëzuar në dysheme në rundin e shtatë.40-vjeçari nuk qe në gjendje të ngrihet në këmbë me kohë dhe Wilder triumfoi me nokaut.

Derisa, sipas Forbes, amerikani i fitoi rreth 20 milionë dollarë, Ortiz i fitoi rreth 7 milionë dollarë nga kjo përballje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat