Wilder: Unë e kam goditjen më të fuqishme në histori të boksit

Boksi

Wilder: Unë e kam goditjen më të fuqishme në histori të boksit

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 10:20
Foto

Deontay Wilder e ka përshkruar veten si boksierin më goditjen më të fuqishme në histori të sportit, pas triumfit me nokaut kundër Luis Ortiz në meçin për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në WBC, të dielën në Las Vegas.  

Boksieri kuban dominoi për gjashtë runde radhazi, por një goditje shkatërruese me të djathtën nga Wilder, e bëri Ortizin ta puthë dyshemenë dhe gjyqtarin ta ndërpresë meçin si pasojë.

Amerikani e mbrojti titullin në WBC duke e regjistruar fitoren e 42-të nga 43 meçe, 41 prej të cilave me nokaut.

“Mendoj se e kam fituar respektin për të thënë se jam boksieri me goditjen më të fuqishme në histori të boksit. Pikë” tha Wilder.

“E bëj këtë që e bëj përsëri e përsëri. U dhuroj njerëzve meçe madhështore dhe nokaute madhështore”, shtoi ai.

Amerikani e ka mbrojtur titullin në WBC 10 herë radhazi, të cilin e mban që prej janarit të vitit 2015.

Lufta e vetme që nuk e ka fituar në karrierë është barazimi me Tyson Fury në dhjetorin e vitit 2018 në Los Angeles. Edhe në atë luftë, ai e rrëzoi dy herë britanikun në rundet nëntë dhe 12-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat