Wilder e Fury do të duelojnë në këtë datë

Boksi

Wilder e Fury do të duelojnë në këtë datë

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 14:14
Wilder e Fury do të duelojnë në këtë datë

Revanshi mes boksierëve Deontay Wilder dhe Tyson Fury pritet të zyrtarizohet ditët në vijim, por Bob Arum, menaxheri i boksierit britanik, tha se gjithçka është e përfunduar.

Dy boksierët e pamposhtur do të përballen sërish mes tyre më 22 shkurt, këtë herë në Las Vegas.

Sfida e parë mes tyre, zhvilluar në dhjetor të 2018-ës, u mbyll në barazim, me Wilderin që mbrojti në këtë mënyrë titullin kampion bote të kategorisë WBC në peshën e rëndë.

“Këtë duel do ta zyrtarizojmë pak ditë para Krishtlindjeve, por përballja do të zhvillohet më 22 shkurt. Kjo është e sigurt. Për këtë mund të flini gjumë të qetë”, tha Bob Arum për ESPN.

Këtë gjë e konfirmon edhe Shelly Finkel, menaxheri i Wilder, që tha:

“Sfida do të zhvillohet në shkurt. Brenda pak javësh do të zgjidhim çdo detaj të kontratës. Kjo është një përballje që e duan të gjithë, përfshi edhe boksierët, ndaj le ta zhvillojmë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat