Konfirmohet meçi i çmendur - Bota Sot
Konfirmohet meçi i çmendur

Boksi

Konfirmohet meçi i çmendur

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 14:39
Konfirmohet meçi i çmendur

Kampioni i peshave të lehta të UFC, Khabib Nurmagomedov dhe Tony Ferguson do të takohen në ngjarjen kryesore të UFC-së më 18 prill.

Ferguson dhe përfaqësuesit e tij nga Ballengee Group u takuan me drejtuesit e UFC të Premten në Las Vegas, ku ai zyrtarisht u pajtua në luftën për titullin 155 paund.

Nurmagomedov nënshkroi kontratën e tij në fillim të kësaj jave. Ngjarja do të zhvillohet në Barclays Center në Brooklyn, New York.

Presidenti i UFC, Dana White i tha ESPN në fillim të kësaj jave se promovimi ishte në shënjestër të ndeshjes për muajin e prillit në New York.

Ferguson e donte luftën por kishte nevojë për takimin e së premtes përpara se ta mbyllnin zyrtarisht. Si White ashtu dhe Ferguson konfirmuan periudhën.

Kjo është hera e pestë që UFC ka prenotuar një takim midis Nurmagomedov (28-0) dhe Ferguson (25-3), që daton nga viti 2015. Secila nga katër prenotimet e mëparshme u anulua për arsye të ndryshim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat