Joshua: Po dua një luftë të tretë - Bota Sot
Joshua: Po dua një luftë të tretë

Boksi

Joshua: Po dua një luftë të tretë

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 13:31
Joshua: Po dua një luftë të tretë

Anthony Joshua dhe Andy Ruiz do të përballen në këtë fundjavë në Arabinë Saudite.

Joshua dhe Ruiz i kanë bërë të gjitha përgatijet e nevojshme para super-meçit që do të zhvillohet këtë të shtunë.

Pritej që fituesi i këtij meçi të boksonte me bokesin Amerikan Dneotay Wilder, i cili paraprakisht kishte thënë që ka dëshirë që të ndeshet me fituesin e meçit Joshua – Ruiz, me qëllim që t’i unifikojë titujt.

Por Anthony Joshua si duket do t’a bllokojë këtë gjë në rast se ai fiton. Ai ka deklaruar që nuk do të përballet me Wilder, për arsye se dëshiron që t’i ofrojë Andy Ruizit mundësinë për luftën e tretë.

“Po dua një luftë të tretë, sepse mendoj se bëjmë përleshje të mira. Unë mendoj se do të ketë patjetër nokaut, dhe njerëzit duan të shohin gjakderdhje dhe një nokaut. Unë mendoj se do ta shohim njëri-tjetrin për herë të tretë”, tha Joshua.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat