La 3 muaj gruan për t’u stërvitur me Joshua, ja boksieri që sakrifikoi veten për britanikun

Boksi

La 3 muaj gruan për t’u stërvitur me Joshua, ja boksieri që sakrifikoi veten për britanikun

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 14:19
Anthony Joshua, Timothy Moten

Pasi humbi duelin e 1 qershorit, boksieri britanik Anthony Joshua ka studiuar deri në detaj çdo lëvizje që do të bëjë në revanshin e 7 dhjetorit, për t’i rrëmbyer titullin kampion meksikanit Andy Ruiz Jr. Sfidë që do të zhvillohet në Abu Dhabi.

Për t’ia dalë mbanë, Joshua ka patur gjatë 3 muajve të fundit një boksier tjetër, që quhet Timothy Moten, që e ka ndihmuar dhe i ka qëndruar pranë. Ky i fundit ka sakrifikuar gjithçka për Joshua, duke refuzuar edhe dy punë dhe larguar nga familja.

Moten prej vitesh ka studiuar çdo duel që Andy Ruiz ka bërë që nga viti 2012, duke parë nga afër lëvizjet e meksikanit përmes videove që ka patur në dispozicion. Dhe të gjitha informacionet e detajet e boksimit të Ruiz ai i ka dhënë Joshua, duke qenë së bashku në stërvitje. Gjatë 3 muajve të fundit, Moten ka qenë në kampin stërvitor të Joshua dhe përmes një interviste për “Daily Mail” konfirmoi detajet.

Asokohe, para se Joshua të duelonte me Ruiz, i dërgova një e-mail Eddie Hearn. Por edh anëtarëve të stafit të Joshua u nisa disa e-mail, duke u thënë se përveçse kam të njëjtin trup si Ruiz kam studiuar lëvizjet e tij dhe kam shumë informacion. Por nuk mora asnjë përgjigje. Doja të isha në kampin stërvitor të Joshua me çdo kusht”, u shpreh Moten, që pa se si idhulli i tij humbi duelin e parë më 1 qershor.

“Pasi humbi duelin e parë e ndjeva si të domosdoshme të ndihmoja Joshua. Ai ishte përgatitur të përballej me një trupmadh si Miller dhe jo me Ruiz. Gjithnjë kam qenë një fans i Joshua, ndaj pasi kontaktova me të vendosa ta ndihmoj, duke qenë partner i tij në stërvitje. Kam adaptuar stilin tim të stërvitjes me atë të Ruiz dhe mendoj se e kam ndihmuar Joshua shumë në këtë drejtim, me shpejtësinë time”, tha Moten, që ka lënë nusen e familjen gjatë 12 javëve të fundit për të qëndruar me Joshua në Sheffield.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat