Kjo është deklarata e Joshuas para meçit të madh - Bota Sot
Kjo është deklarata e Joshuas para meçit të madh

Boksi

Kjo është deklarata e Joshuas para meçit të madh

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 18:25
Kjo është deklarata e Joshuas para meçit të madh

Anthony Joshua ka dhënë disa komente para revanshit me Andy Ruiz Jr.Joshua dhe Ruiz do të përballen më 7 dhjetor, në Arabinë Saudite, me fillim nga ora 21:30 (sipas kohës sonë).

Britaniku kishte pësuar humbje në duelin e parë, kurse tashmë ai synon t’i rikthejë titujt e tij, dhe për këtë ndihet më i përgatitur.

“Jam më i relaksuar para këtij dueli. Tashmë kam më shumë eksperiencë” ka thënë Joshua.

“Nuk mund të them se kush do të fitojë, pasi është një duel dhe nuk parashikohet” ka shtuar AJ.Joshua do të ketë një mision të vështirë ndaj meksikanit. Në rast fitore, me gjasë synimi do të jetë unifikimi i titujve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat