Joshua: Ja këshilla e artë që më tha Klitchko para revanshit

Boksi

Joshua: Ja këshilla e artë që më tha Klitchko para revanshit

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 09:50
Anthony Joshua, Wladimir Klitschko

Boksieri britanik Anthony Joshua u shpreh se ka marrë një këshillë nga ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, ukrainasi Wladimir Klitschko. Një këshillë që vjen në prag të revanshit që Joshua do të zhvillojë ndaj meksikanit Andy Ruiz më 7 dhjetor, në Abu Dhabi.

“Wladimir më tha që të mos harxhoj shumë kohë me telefonin këtë javë, por të fokusohem më shumë te sfida. E respektoj dhe vlerësoj shumë këshillën e tij”, tha Joshua. Britaniku mposhti ukrainasin në vitin 2017 në përballjen mes tyre.

“Jam përgatitur mirë gjatë gjithë kësaj kohe dhe tani jam gati të sfidoj Ruiz, duke ndjekur edhe këshillën e Klitschko. Gjithsesi, ju garantoj se do të trimfoj”, tha Joshua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat