Joshua reagon pas matjeve zyrtare: Nuk kam frikë në zemrën time

Boksi

Joshua reagon pas matjeve zyrtare: Nuk kam frikë në zemrën time

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 16:24
Antony Joshua

Antony Joshua ka reaguar në faqen e tij zyrtare në Faceboo para përballjes së nesërme ndaj Andy Ruiz.

Para pak orëve të dy boksierët kryen matjet zyrtare para ndeshjes.

Joshua kishte rënë në peshë me 107 kg, ndërsa Ruiz vetëm sa ka shtuar, plot 128 kilogramë.

Pas matjeve, Joshua në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar: “S’ka frikë në zemrën time, s’ka frikë në sytë e mi, s’ka frikë në mendjen time”.

Kujtojmë që Joshua dhe Ruiz do të masin forcat për herë të dytë nesër diku rreth orës 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat