Gjithçka që duhet të dini para super-meçit, Anthony Joshua – Andy Ruiz

Boksi

Gjithçka që duhet të dini para super-meçit, Anthony Joshua – Andy Ruiz

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 11:40
Anthony Joshua dhe Andy Ruiz

Anthony Joshua do të përballet me Andy Ruiz në Arabainë Saudite për titullin e madh të Kampionit të Botës.

Edhe kjo ndeshje do të jetë një rematch, sepse në meçin e parë Ruiz kishte triumfuar me nokaut.

Kjo do të jetë hera e dytë që Joshua ndeshet në karrierën e tij si boksier profesionist jashtë territorit të Mbretërisë së Bashkuar, dhe natyrisht se hera e parë nuk kishte rezultuar me sukses.

Image

Të dy bokserët janë parë shumë të përgatitur për meçin e sotëm

Ndeshja do të zhvillohet rreth orës 21:00.

Në Kosovë ky meç transmetohet në Kujtesa Sport 1.

Anthony Joshua është mposhtur një herë në 23 luftime, duke fituar 22. 21 prej tyre kanë qenë nga KO. Andy Ruiz Jr ka luftuar 34 herë, duke fituar 33 ku 22 nga ato fitore ka qenë nga KO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat