Sonte rimeçi i madh, ja në sa ora ndeshen Joshua – Ruiz

Boksi

Sonte rimeçi i madh, ja në sa ora ndeshen Joshua – Ruiz

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 16:21
Joshua – Ruiz

Anthony Joshua sot do të udhëtojë për në Lindjen e Mesme në përpjekje për të rikthyer tre nga katër titujt e tij nga Andy Ruiz Jr. Joshua sonte do të përballet me Ruiz për titujt IBF, WBA dhe WBO në Riad të Arabisë Saudite, pasi që autoritetet e këtij vendi i kanë ofruar rreth 100 milionë dollarë vetëm që rimeçi të zhvillohet atje.

Meçi sipas kohës sonë lokale do të zhvillohet nga ora 21:30. Më 1 qershor, britaniku Anthony Joshua, i cili deri atëherë mbante titullin e kampionit është nokautuar katër herë nga Andy Ruiz.

Dueli ishte zhvilluar në “Madison Square Garden”.

Në raundin e shtatë, në momentin e parë kur Joshua ishte hapur për të shkëmbyer goditje, Ruiz ishte më i shpejt dhe ka marrë avantazhin për të nokautuar edhe dy herë të tjera gjigantin britanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat