Joshua zbulon: Ja çfarë i thashë Ruiz pas ndeshjes!

Boksi

Joshua zbulon: Ja çfarë i thashë Ruiz pas ndeshjes!

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 09:34
Anthony Joshua

Anthony Joshua triumfoi pas 12 raundesh ndaj Andy Ruiz Jr, duke u rikthyer si kampion Bote. Boksieri britanik dominoi ndeshjen, teksa fitoi në të paktën 10 nga 12 raundet e zhvilluara.

Pas përfundimit të ndeshjes, u vu re që Joshua i tha diçka kundërshtarit të tij dhe në lidhje me këtë gjë, ai u pyet nga mediat, me kampionin e Botës që nuk hezitoi të përgjigjej.

“Je njeri fantastik mbi të gjitha. Gjithashtu je një kampion i madh. I thashë atij të mos dorëzohet kurrë dhe të mos ndalojë së ndjekuri ëndrrat e tij. Jam i sigurt që do të shihemi përsëri”, shprehet Joshua se i ka thënë Ruiz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat