A është e mundur kjo përshendetje e Joshuas

Boksi

A është e mundur kjo përshendetje e Joshuas

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 12:04
A është e mundur kjo përshendetje e Joshuas

Fitorja ndaj Andy Ruizit e ktheu Anthony Joshuan në maje të boksit botëror dhe britaniku sërish është kampion në kategorinë e rëndë në versionet WBA, IBF dhe WBO.

Në deklaratën e tij të parë pas meçit, Joshua deklaroi: fillimisht dua të falënderoj Zotin dhe të them bismillah.

Meçi u zhvillua në Arabinë Saudite dhe meidat raportojnë se organizimi ka qenë shumë i mirë, gjë që u pa edhe nga komplimentet që të dy boksierët kanë dhënë për organizatorët.

“Dua të falënderoj Andyn për një meç të shkëlqyeshëm. Unë mendoj se njeriu duhet të jetë modest dhe i përulur edhe në humbje edhe në fitore.

Dua të jem modest dhe me këmbë në tokë edhe sonte, por më vjen shumë mirë që kam fituar dhe falënderoj të gjithë që kë kanë ndihmuar në këtë rrugëtim”, transmeton Insporti nga deklarata e Joshuas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat